Një studim i ri ka treguar se konsumimi i ushqimeve ultra të përpunuara (UPF) lidhet me plakjen e përshpejtuar. Për këtë arsye duhet ta konsumoni sa më pak.
Ushqimet ultra të përpunuara përfshijnë ushqime e kripura, pije të ëmbla, kos frutash, drithëra, bukë të prodhuar në masë, alternativa mishi, etj. Në studim morën pjesë italianë të moshës së mesme dhe të vjetër. Ata që konsumonin më shumë se 14 për qind të kalorive të tyre ditore nga ushqimet ultra të përpunuara ishin biologjikisht më të vjetër se mosha e tyre aktuale.
Ushqimi ultra i përpunuar prej kohësh ka pasur një reputacion të keq për të pasur kalori, sheqer, yndyrë dhe kripë. Kjo është arsyeja pse shumë ekspertë këshillojnë të reduktoni konsumin e tij.
“Përveç të qenit i pamjaftueshëm nga pikëpamja ushqyese, i pasur me sheqerna, kripëra dhe yndyra të ngopura ose trans, ushqimi ultra i përpunuar i nënshtrohet përpunimit intensiv industrial që në fakt ndryshon matricën e tij ushqimore, me një humbje konsekuente të lëndëve ushqyese dhe fibrave”, tha autorja e studimit Marialaura Bonaccio.
Ajo shtoi se kjo ka shumë pasoja negative në metabolizëm dhe funksionalitet të aparatit tretës. Duke qenë se ushqimi ultra i përpunuar shpesh mbështillet në ambalazhe plastike, ai bëhet kështu një bartës i substancave toksike për trupin.
/Motilokal.com
