Kosovë, temperatura përvëluese sot dhe ditëve në vijmë

Kosovë, temperatura përvëluese sot dhe ditëve në vijmë

Në Kosovë vazhdojnë të mbizotërojnë temperaturat e larta. Edhe gjatë ditës së sotme dhe ditëve në vijim do të mbajë mot i nxehtë dhe me temperatura përvëluese.

Temperaturat për ditën e sotme do të lëvizin nga 25 deri në 33 °C. Era do të fryjë 4 m/s në drejtim të verilindjes.

E marta pritet të jetë shumë e nxehtë temperaturat do të sillen prej 23 deri në 35 °C. Ngashëm pritet të mbajë edhe të mërkurën, ku temperaturat do të arrijnë deri në 34 °C.

Për shkak të motit të nxehtë, mjekët apelojnë që qytetarët të mos dalin pa nevojë prej orës 10 deri në orën 17, të vishen me rroba të lehta, të përdorin sa më shumë lëngje, veçanërisht ujë dhe të përdorin ushqim pa yndyra. /Motilokal.com