Duke nisur nga dita e premte një front i ftohtë nga Rusia do të prekë, me reshje të dendura shiu, zonat përreth detit Adriatik dhe do të sjellë reshje të dendura bore në malet Itali, Rumani, Çeki, Greqi, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
Rënia e temperaturës do të ndjehet në Itali dhe në Ballkan. Përmbytje të shpejta do të ndodhin lokalisht në Ballkan dhe Itali.
Në orët e vona të mbrëmjes së ditës së enjte, premte dhe shtunë moti në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi parashikohet me vranësira e reshje të dendura shiu. Në zonat malore apo në Alpe priten reshje bore, por që nuk do të mungojnë edhe në zonat e ulëta urbane. Gjatë këtyre ditëve priten erëra të forta dhe temperatura të ulëta.
Efektet e motit të ashpër do të dobësohen gradualisht të dielën dhe do të kufizohen në lindje dhe juglindje të Evropës.
/Motilokal.com
