Trajnimi kardio është një nga llojet më të famshme të stërvitjes dhe është i shkëlqyeshëm për përmirësimin e shëndetit të zemrës dhe djegien e kalorive. Megjithatë, nuk është e nevojshme të bëni stërvitje kardio çdo ditë.
Efektet e këtij lloji të stërvitjes janë të ndryshme, varësisht nga kohëzgjatja dhe intensiteti i ushtrimeve, si dhe nga lloji i aktivitetit që kryeni. Trajneri Seth Forman shpjegoi për Eat This, Not That se ka avantazhe dhe disavantazhe të mundshme të stërvitjes kardio dhe çfarë ndryshimesh fizike mund të prisni nëse bëni këtë lloj trajnimi çdo ditë.
Është më mirë të bëni stërvitje kardio disa herë në javë dhe të bëni një pushim për një ose dy ditë pas çdo stërvitje. Gjatë këtij pushimi, ju mund t'i përkushtoheni një lloji tjetër aktiviteti ose të lejoni trupin tuaj të pushojë nga trajnimi i mëparshëm.
Forman thekson se nëse jeni fillestar, mund të prisni disa ndryshime në trupin tuaj, si dhimbja e muskujve të brinjëve dhe dhimbje në pjesën e përparme të këmbëve. Nëse keni dhimbje të forta, trajneri Forman ju këshillon të mos e teproni me vrapimin, por të filloni vetëm me ecjen.
Brenda dy muajve që keni bërë kardio, mund të vëreni humbje peshe, reduktim të yndyrës në trup, nivele të përmirësuara të kolesterolit dhe përmirësim të shëndetit të zemrës.
“Këto përfitime janë parë në të gjitha grupmoshat si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat, pavarësisht nëse është vrap, çiklizëm apo ndonjë lloj tjetër kardio”, shpjegoi Forman.
Ai pohon se stërvitjet kardio nuk duhet të bëhen çdo ditë sepse janë shumë për trupin. Pavarësisht kësaj, ky lloj trajnimi sjell përfitime të mëdha për mushkëritë, zemrën, trurin, muskujt dhe pamjen fizike.
/Motilokal.com
