Shi dhe borë: Moti të premten dhe fundjavë në Shqipëri

Shi dhe borë: Moti të premten dhe fundjavë në Shqipëri

Moti të premten në Shqipëri do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore. Moti parashikohet i vranët dhe reshje shiu herë pas here në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve të shoqëruara me erëra, rrufe dhe bubullima. Në zonat malore dhe Alpe parashihen reshje bore.

Të shtunën, moti do të jetë kryesisht me vranësira e reshje shiu, në zonat malore parashihen reshje bore.

E diela pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira, gjatë ditës mundësi për reshje të lehta shiu.

/Motilokal.com