Shi dhe borë: Moti të premten dhe fundjavë në Kosovë

Shi dhe borë: Moti të premten dhe fundjavë në Kosovë

Moti për ditën e premte në Kosovë pritet të karakterizohet me mot të ftohtë dhe kryesisht me vranësira e reshje shiu e bore. Reshje bore priten edhe në viset malore.

Të shtunën pritet mot i ftohtë me vranësira, shi dhe borë. Reshje bore priten edhe në viset malore. Gjatë ditës prite erëra të forta.

Për ditën e diel parashikimet tregojnë se do të ketë vranësira, reshje shiu dhe fjolla bore. Po ashtu gjatë ditës do të ketë erëra të forta.

/Motilokal.com