Moti të premten në Maqedoni do të mbajë në mëngjes me paraqitje të mjegullës ose vranësira të ulëta nëpër lugina. Gjatë ditës kryesisht me vranësira e reshje të kohëpaskohshme shiu, në viset malore me borë. Gjatë natës reshjet e shiut do të kalojnë në borë në disa nga zonat më të larta. Në mëngjes do të fryjë erë e dobët deri mesatare jugore, ndërsa nga mesdita dhe gjatë gjithë natës do të fryjë erë herë pas here më e fortë veriore.
Të shtunën parashikohet kryesisht i vranët dhe ftohtë me reshje të herëpashershme, më të dendura. Në viset malore reshjet do të jenë nga bora dhe do të formohet shtresë bore. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu.
E diela pritet të mbajë kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu. Në zonat malore dhe më të larta reshjet do të jenë bore. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu.

/Motilokal.com
