Reshje të dendura shiu: Probleme në autostradën Milot-Qafë Kashar, bllokohet nënkalimi në Fushë Mamurras

Reshje të dendura shiu: Probleme në autostradën Milot-Qafë Kashar, bllokohet nënkalimi në Fushë Mamurras

Shqipëria është përfshirë nga reshje të mëdha shiu. Gjatë natës si pasojë e reshjeve është bllokuar edhe nënkalimi në Fushë Mamurras. Reshjet kanë vijuar me intensitet të lartë edhe në orët e para të mëngjesit, duke krijuar probleme në autostradën Milot-Qafë Kashar pranë nënkalimit në Fushë Mamurras.

Si pasojë është penguar edhe lëvizja e automjeteve të vogla. Niveli i uji arrin në 40 cm nga bllokimi i zgarave të kullimit nga mbetjet.

Ndërkohë pritet ndërhyrja nga punonjësit e bashkisë së Kurbinit  për pastrimin e mbetjeve.

/Motilokal.com