Shi dhe borë: Moti të shtunën në Shqipëri

Shi dhe borë: Moti të shtunën në Shqipëri

Gjatë ditës së shtunë situata meteorologjike do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira e reshje shiu. Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët deri në mesditë në pjesën më të madhe të vendit dhe prej orëve të mesditës reshje shiu me intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash. Reshjet do të vijojnë në formën e shtrëngatave afatshkurta lokale deri në orët e vona të mbrëmjes së ditës së diel, kryesisht të përqendruara në pjesën lindore të vendit.

Në Alpe dhe relievet malore në veri-verilindje-juglindje të vendit parashikohen reshje bore.

Termometri pritet të shënojë temperatura prej 7 deri në 11 °C.

/Motilokal.com