Balluku: Reshjet e shiut dhe borës mbulojnë Shqipërinë, intensitet më i lartë pritet në 24 orët e ardhshme

Balluku: Reshjet e shiut dhe borës mbulojnë Shqipërinë, intensitet më i lartë pritet në 24 orët e ardhshme

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka deklaruar se reshjet e shiut dhe të borës kanë përfshirë të gjithë territorin e Shqipërisë dhe pritet që intensiteti i tyre të rritet gjatë 24 orëve të ardhshme.

“Të gjithë kontraktorët janë në terren me mjete dhe fuqi punëtore për pastrimin e akseve dhe sigurimin e qarkullimit të vazhdueshëm në rrugë”, u shpreh Balluku.

Ajo bëri thirrje për kujdes nga përdoruesit e rrugës, duke rekomanduar lëvizjen me shpejtësi të reduktuar dhe respektimin e sinjalistikës rrugore për të shmangur incidentet në kushtet e motit të vështirë.

Autoritetet mbeten në gatishmëri për të përballuar çdo situatë që mund të krijohet nga reshjet e dendura dhe temperaturat e ulëta.

/Motilokal.com