Kjo është gjendja aktuale e rrugëve në Shqipëri pas reshjeve të borës

Kjo është gjendja aktuale e rrugëve në Shqipëri pas reshjeve të borës

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) përmes një njoftimi ka bërë të ditur se gjatë natës territori i vendit është përfshirë nga reshje shiu dhe bore pa sjellë probleme në qarkullimin e mjeteve.

ARRSH njofton se në Rajonin Jugor reshje dëbore ka pasur në Qafë Thanë, në Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, në Dardhë, në Librazhd-Steblevë. Në Rajonin Verior kanë vazhdur reshjet e dëborës në Bajram Curri-Valbonë, në Ura e Zapodit-Shishtavec, Peshkopi, Kuben-Vasije, në Bulqizë, në Kukës-Bushtricë.

Sipas ARRSH-së grupet e punës me mjetet borëpastruese janë në terren dhe po punojnë për pastrimin e rrugëve, duke siguruar që qarkullimi të vijojë normalisht në të gjitha akset.

“Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë bore”, apelon ARRSH.


/Motilokal.com