Shi dhe borë: Moti të dielën në Shqipëri

Shi dhe borë: Moti të dielën në Shqipëri

Gjatë ditës së diel situata meteorologjike do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira e reshje shiu. Reshjet do të vijojnë në formën e shtrëngatave afatshkurta lokale deri në orët e vona të mbrëmjes, kryesisht të përqendruara në pjesën lindore të vendit.

Në Alpe dhe relievet malore në veri-verilindje-juglindje të vendit parashikohen reshje bore.

Termometri pritet të shënojë temperatura prej 6 deri në 12 °C.

/Motilokal.com