Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, ka bërë të ditur se situata e krijuar nga moti i keq në të gjithë territorin e Bashkisë Korçë është duke u monitoruar në mënyrë të vazhdueshme.
Sipas njoftimit, të gjitha strukturat e Emergjencave Civile, borëpastrueset dhe fadromat janë në terren që prej ditës së djeshme për të menaxhuar situatën e krijuar. Deri më tani, janë hapur rrugët kryesore të Njësisë Administrative Vithkuq, përfshirë rrugën e Vithkuqit, Shtyllë, Panarit dhe Urën e Floqit, të cilat kanë qenë zonat më problematike.
Gjithashtu, në të gjitha Njësitë Administrative të tjera, situata paraqitet e normalizuar dhe deri tani nuk është raportuar asnjë problematikë.
/Motilokal.com
