Parashikimi i motit për ditët e para të dhjetorit në Shqipëri

Parashikimi i motit për ditët e para të dhjetorit në Shqipëri

Moti për javën e ardhshme në Shqipëri pritet të ndikohet nga masa ajrore të ftohta e të thata kryesisht në ditët e hënë dhe martë. Më pas në mesjavë pritet të kemi kalim fronti të ftohtë me masa ajrore të lagështa.

Të hënën moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira. Në mëngjes dhe mbrëmë parashihet prezencë e mjegullës dhe ngricave.

Dita e martë parashikohet me mot të ftohtë, vranësira e periudha me diell.

Mot me vranësira e intervale me diell parashihet të mbajë ditën e mërkurë deri në orët e pasdites. Nga mbrëmja parashihen reshje shiu dhe bore.

/Motilokal.com