Gjatë javës në Kosovë moti pritet të ndikohet nga masa ajrore të ftohta e të thata. Gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes parashihet prezencë e mjegullës dhe ngricave.
E hëna parashihet të jetë me mot të ftohtë dhe kryesisht me vranësira. Në mëngjes e mbrëmje mundësi për prezencë të mjegullës dhe ngricave.
Të martën, pritet mot i ftohtë, me vranësira e periudha me diell. Në mëngjes dhe mbrëmje mundësi për prezencë të mjegullës.
Pjesërisht me vranësira dhe diell parashihet të mbajë dita e mërkurë deri në orët e mbrëmjes, ku parashihen reshje lokale shiu dhe bore.

/Motilokal.com
