Moti ditën e hënë në Mal të Zi parashihet të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare. Në ultësira do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës gjatë mëngjesit ose vranësira të ulëta. Po ashtu gjatë ditës parashihen erëra të forta.
Të martën, pritet mot pjesërisht me vranësira e intervale me diell.
Dita e mërkurë parashikohet kryesisht me vranësira e reshje shiu, ndërsa në zonat malore reshje bore.

/Motilokal.com
