Bora mbulon fshatrat malore të Korçës – Gjendja e rrugëve sot

Bora mbulon fshatrat malore të Korçës – Gjendja e rrugëve sot

Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, ka bërë të ditur se për shkak të erërave të forta në zonën e Mashkullorës, Njësia Administrative Vithkuq, janë kryer ndërhyrje me fadroma për sistemimin dhe hapjen e aksit rrugor Shtyllë-Panarit, një prej segmenteve më problematike gjatë reshjeve të borës.

Filo theksoi se aktualisht situata në të gjithë territorin është e normalizuar dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme, duke siguruar se ekipet mbeten në gatishmëri për çdo rast emergjence.


/Motilokal.com