Pse bateritë shkarkohen më shpejt në mot të ftohtë?

Pse bateritë shkarkohen më shpejt në mot të ftohtë?

Bateritë e rimbushme si qelizat litium-jonike nuk e pëlqejnë të ftohtin.

Ato përmbajnë elektrolite në një formë të lëngshme (zakonisht kripë litiumi në tretësirë) për të transferuar jonet (grimcat që mbartin ngarkesë) midis elektrodave të baterisë.

Kur është ftohtë, jonet ngadalësohen dhe nuk mund të futen siç duhet në elektroda, kështu që bateria nuk mund të prodhojë aq shumë rrymë para se të mbarojë.

Nëse shumë litium depozitohet në një elektrodë, mund të çojë në një qark të shkurtër dhe madje edhe në zjarr.

Fatmirësisht, bateritë dhe mbushësit modernë janë mjaft të zgjuar për të monitoruar gjendjen e tyre të brendshme për të parandaluar që kjo të ndodhë. Disa automjete elektrike ngrohin paraprakisht bateritë e tyre për të siguruar temperaturën optimale të punës.

/Motilokal.com