Tërmet me madhësi 7.2 në Rusi, jepet alarmi për cunami

Tërmet me madhësi 7.2 në Rusi, jepet alarmi për cunami

Një tërmet me madhësi 7.2 ka goditur rajonin e Lindjes së Largët të Rusisë, duke goditur Ishujt Kuril dhe duke shkaktuar një paralajmërim për cunami.

Tërmeti u ndje në të gjithë rajonin me një thellësi prej 56.7 km. Ende nuk ka raportime për dëme apo viktima.

Tërmeti shkaktoi një alarm për cunami në Hawaii, 5.600 kilometra larg. Qendra Kombëtare për Paralajmërimin të Cunamit në SHBA tha se nuk kishte asnjë rrezik për ndonjë cunami në ishujt e Paqësorit.

Një paralajmërim për cunami u dha gjithashtu për rrethin e Severo-Kurilsk të rajonit Sakhalin të Rusisë, njoftoi një Shërbimi Gjeofizik i Akademisë së Shkencave Ruse .

Vendasit e tmerruar nga dridhjet e tërmetin duke shprehu shqetësimin në rrjetet sociale.

"Asnjëherë nuk kam ndier diçka të tillë ... Ne menjëherë dolëm nga shtëpia, ndërsa zakonisht nuk bëjmë asgjë",  u shpreh një person në Twitter. "Unë u frikësova vërtet."

Një dëshmitare tjetër tha që ajo kurrë nuk ka provuar diçka si dridhja e së sotmes gjatë 15 viteve që ajo ka jetuar në rajonin e prirur nga tërmeti.

"Unë u tremba aq shumë për herë të parë. Një kornizë fotografish dhe një vazo me lule artificiale ra në tokë."/Motilokal.com