Tërmet me magnitudë 6.6 godet brigjet e Kalifornisë, paralajmërim për cunami

Tërmet me magnitudë 6.6 godet brigjet e Kalifornisë, paralajmërim për cunami

Një tërmet me magnitudë 6.6 ballë të shkallës Rihter goditi brigjet e Kalifornisë të enjten, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS).

Epiqendra e tërmetit u regjistrua 63 kilometra në juglindje të komunitetit Petrolia në Kaliforninë Veriore, në një thellësi prej 0.6 kilometrash.

Përdoruesit e X kanë raportuar se janë dridhur, por deri më tani nuk ka raportime për dëme apo viktima.

Një paralajmërim për cunami është lëshuar për pjesë të Kalifornisë, duke përfshirë Gjirin e San Franciskos dhe pjesë të Oregonit.

/Motilokal.com