Ja si parashihet të mbajë moti të premten dhe fundjavë në Kosovë

Ja si parashihet të mbajë moti të premten dhe fundjavë në Kosovë

Moti për ditën e premte në Kosovë pritet të karakterizohet me mot të ftohtë dhe kryesisht me vranësira e reshje shiu. Reshje bore priten edhe në viset malore, përfshirë edhe zonat e ulëta të përziera me shi.

Të shtunën pritet mot i ftohtë me vranësira e reshje shiu në orët e mëngjesit, ndërsa nga mesdita parashihen periudha me diell. Reshje bore priten edhe në viset malore. Gjatë ditës prite erëra të forta.

Për ditën e diel parashikimet tregojnë se do të ketë intervale me diell në pjesën e parë të ditës, nga mesdita parashihen vranësira e reshje shiu të shoqëruara edhe me erëra mesatarisht të forta. Po ashtu gjatë ditës do të ketë erëra të forta. Në viset malore priten reshje bore.

/Motilokal.com