Moti të premten në Maqedoni do të mbajë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu që do të zvogëlohen në mes të ditës. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës në disa vende do të ketë reshje shiu.
Të shtunën parashikohet pjesërisht me vranësira, në mëngjes do të ketë reshje të kohëpaskohshme shiu, kurse në male kryesisht në pjesët veriore borë.
E diela pritet të mbajë pjesërisht me vranësira, pasdite dhe në fund të ditës me reshje të kohëpaskohshme shiu. Reshjet parashihen të jenë të rrëmbyeshme, të pasuara me shtrëngata të rralla, sidomos në pjesët perëndimore. Do të fryjë erë e fortë herë pas here e fortë nga drejtimi jugor mbi 60 km/h.

/Motilokal.com
