Ja si parashihet të mbajë moti të premten dhe fundjavë në Mal të Zi

Ja si parashihet të mbajë moti të premten dhe fundjavë në Mal të Zi

Moti të premten në Mal të Zi do të mbajë me reshje të dendura shiu të shoqëruara me erëra të forta, ndërsa në zonat malore priten reshje bore. Në ultësira pritet prezencë e mjegullës.

Të shtunën parashikohet mot i ndryshueshëm me vranësira e periudha me diell. Gjatë ditës priten edhe erëra të forta. Në mëngjes dhe mbrëmje parashihet me mjegull.

E diela pritet të mbajë me vranësira e reshje të mëdha shiu të shoqëruara me erëra të forta.

/Motilokal.com