Gjatë ditës së shtunë në Shqipëri pritet depërtimi i masave ajrore të lagështa dhe të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira e reshje shiu të herëpashershme, vende-vende në formën e shtrëngatave. Në relievet malore në Alpe priten reshje bore. Pas orëve të mesditës mot kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare.
Termometri pritet të shënojë temperatura prej 9 deri në 12 °C.
/Motilokal.com
