Ja si parashihet të mbajë moti të dielën në Shqipëri

Ja si parashihet të mbajë moti të dielën në Shqipëri

Gjatë ditës së diel në Shqipëri pritet depërtimi i masave ajrore të lagështa dhe të paqëndrueshme. Moti deri në orët e mesditës parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash. Pas orëve të mesditës priten reshje shiu të herëpashershme, vende-vende në formën e shtrëngatave, të shoqëruara me bubullima. Në zonën e Alpeve dhe vendet me lartësi mbi 600-700 metra parashihen reshje bore.

Po ashtu vlen të përmend që gjatë ditës priten erëra mesatarisht të forta.

Termometri pritet të shënojë temperatura prej 9 deri në 13 °C.

/Motilokal.com