Parashikimi i motit për ditët në vijim në Shqipëri

Parashikimi i motit për ditët në vijim në Shqipëri

Moti për javën e ardhshme në Shqipëri pritet të ndikohet nga kushte atmosferike dimri, si pasojë e një qendre të thellë të presionit të ulët që do të ndikojë jo vetëm në vend, por edhe në pjesën më të madhe të Evropës. Ditët me reshje shiu do të jenë të pranishme, ndërsa në relievet malore do të ketë reshje bore. Përgjatë ultësirës perëndimore, priten edhe ditë me diell dhe kthjellime afatshkurtra.

Të hënën moti parashikohet me vranësira e reshje lokale shiu. Në relievet malore priten reshje bore me intensitet të ulët lokalisht mesatar.

Dita e martë parashikohet me vranësira e reshje lokale shiu, nuk do të mungojnë edhe periudha me diell, ndërsa në zonat malore parashihen reshje bore.

E mërkura pritet të mbajë mot kryesisht me kthjellime dhe vranësira kalimtare të cilat në zonën e veriut dhe qendër do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët.

/Motilokal.com