Kështu do të jetë moti nesër në Shqipëri

Kështu do të jetë moti nesër në Shqipëri

Gjatë ditës së martë në Shqipëri pritet depërtimi i masave ajrore të lagështa dhe të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit. Në relievet malore në lartësitë mbi 700 deri në 800 metra priten reshje bore.

Termometri pritet të shënojë temperatura prej 5 deri në 13 °C.

/Motilokal.com