Reshje shiu dhe bore në Shqipëri, shoferëve u kërkohet kujdes

Reshje shiu dhe bore në Shqipëri, shoferëve u kërkohet kujdes

Shqipëria është përfshirë nga reshje shiu dhe bore, kryesisht në zonat malore. Për të bërë të mundur qarkullimin pa probleme, zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, bën me dije se grupet e punës dhe mjetet borëpastruese janë në terren.

Balluku ka ndarë një video në rrjetet sociale nga aksi Tamarë-Vermosh, ndërsa u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

“Reshjet e borës nuk kanë penguar grupet tona të punës dhe mjetet borëpastruese, të cilat janë në terren për të siguruar lëvizjen pa pengesa. Një thirrje për drejtuesit e automjeteve: Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve që janë aty për t’ju mbështetur”, ka shkruar Balluku.


/Motilokal.com