Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se reshjet e dendura të borës kanë mbuluar zonën turistike Bogë-Theth, duke arritur në lartësinë prej 80 cm. Përballë kushteve të vështira atmosferike, kontraktori i angazhuar ka shtuar mjetet dhe fuqinë punëtore për të siguruar qarkullimin e pandërprerë.
Sipas ARRSH-së aksi kryesor është pastruar dhe mbajtur i hapur për mjetet dhe vizitorët që dëshirojnë të eksplorojnë këtë zonë të njohur për turizmin alpin. Përkundër reshjeve, Bogë-Theth mbetet një destinacion i aksesueshëm për dashamirësit e natyrës dhe sporteve dimërore.
/Motilokal.com
