Dridhet toka në Kosovë, ja ku ishte epiqendra

Dridhet toka në Kosovë, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 4.0 ka goditur Kosovën, në mesnatën e së enjtes.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane e Mesdheut (EMSC) tërmeti i parë me madhësi 4.0 shkallë të Rihterit është regjistruar rreth orës 01:46 me epiqendër 16 kilometra në jugperëndim të Prizrenit. Thellësia e tërmetit ishte 16 km.

Dridhjet janë ndjerë edhe në qytetet tjera dhe në Maqedoninë e Veriut.

Tërmeti i dytë me madhësi 3.2 të shkallës së Rihterit është shënuar rreth orës 03:59, 17 km në jugperëndim të Prizrenit, ose 7 km në veriperëndim të Dragashit. Tërmeti ishte 11 kilometra thellësi.

/Motilokal.com