Pothuajse e gjithë bota është izoluar për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Madje shumë njerëz po përdorin metoda nga më të ndryshmet për të shmangur infektimin.
Në disa foto të përzgjedhura shihet një çift në Zelandën e re, të cilët kanë dalë për pazare në supermarkete dhe janë “blinduar” nga frika e koronavirusit.
Shitësit kishin deklaruar se janë tronditur kur panë masat dramatike të çiftit.
“Ishte padyshim një befasi”, rrëfyen ata./Motilokal.com