Një numër jashtëzakonisht i madh njerëzish në botë kanë diabet të tipit 2 ose para-diabet, i cili redukton jetëgjatësinë për shkak të rritjes së rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru.
Diabeti i tipit 2 shpesh mund të parandalohet dhe të rikthehet me ndryshime të rëndësishme të stilit të jetesës.
“Vesi më i keq është konsumimi i pijeve të ëmbla, pijeve të gazuara, çajrave të ëmbla, lëngjeve të frutave dhe pijeve energjike”, pohon endokrinologu dr. Robert Lustig për Paradat.
Sipas tij, shkaktari kryesor i diabetit është sheqeri, i cili lidhet edhe me sëmundjet e zemrës, mëlçinë e yndyrshme, prishjen e dhëmbëve, kancerin dhe demencën.
Ai shpjegon se sheqeri dëmton mitokondritë, të cilat janë pjesët kryesore të qelizave që prodhojnë energji. Kur mitokondritë nuk funksionojnë, qelizat vdesin, gjë që çon në zhvillimin e problemeve serioze shëndetësore.
Edhe pse për shumë është e vështirë të heqin dorë nga pijet me sheqer, dr. Lustig pohon se me kalimin e kohës trupi pushon së dëshiruari për sasi të mëdha sheqeri dhe çdo vendim për të shmangur pijen me sheqer zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të rënda si diabeti, goditjet në tru dhe demenca.
/Motilokal.com
