Nga 200 deri në 500 euro gjobë për ata që përdorin mjete piroteknike para datës 26 dhjetor

Nga 200 deri në 500 euro gjobë për ata që përdorin mjete piroteknike para datës 26 dhjetor

Në prag të festës së ndërrimit të viteve, qytetarë të moshave të ndryshme fillojnë të përdorin mjete piroteknike, të cilat, përveç zhurmave të forta që shkaktojnë shqetësim, mund të kenë ndikime negative, veçanërisht në hapësirat publike.

Për këtë arsye, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) u bën thirrje qytetarëve të respektojnë ligjin dhe i njofton se përdorimi i mjeteve piroteknike është i ndaluar deri më 26 dhjetor. Shkelësit mund të përballen me gjoba deri në 500 euro.

“Përdorimi i mjeteve piroteknike është i lejuar vetëm pas datës 26 dhjetor. Shkelja mund të sjellë gjoba deri në 500 euro. Siguria është përgjegjësia jonë e përbashkët”, thekson MPB në njoftim.

Gjithashtu, MPB ka nënvizuar rëndësinë e respektimit të ligjit, duke apeluar për festa të përgjegjshme dhe pa shqetësime për të tjerët.

Krahas përdorimit të mjeteve piroteknike, prodhimi dhe tregtimi i tyre pa autorizim është rreptësisht i ndaluar dhe dënohet sipas ligjit. Për këtë kategori shkeljesh, ligji parashikon dënime të rënda, përfshirë burg nga 3 deri në 10 vjet.

/Motilokal.com