Mot i paqëndrueshëm, vranët dhe me shi në Shqipëri

Mot i paqëndrueshëm, vranët dhe me shi në Shqipëri

Moti për këtë fundjavë në vendin tonë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, parashikohet të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

E premtja do të mbajë mot me shi. Temperaturat do të luhatën nga 9 deri në 10 °C.

Paraditja e ditës së shtunë do jetë me vranësira, kurse pasditja me reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 10 deri në 12 °C.

E diela do të mbaj mot pjesërisht me re dhe me reshje të lehta shiu. Temperaturat do të sillen prej 8 deri në 15 °C. Era do të fryje me shpejtësi 2 m/s në drejtim të perëndim-veriperëndimit./Motilokal.com