Starlink tani edhe në Kosovë, njofton Elon Musk

Starlink tani edhe në Kosovë, njofton Elon Musk

Autoritetet në Kosovë kanë njoftuar më 21 tetor se kompania amerikane Starlink ka marrë autorizimin për të ofruar shërbime të internetit satelitor në vend. Ky zhvillim shënon një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës dixhitale, duke siguruar lidhje të pandërprerë interneti në çdo cep të territorit, madje edhe në kushte të jashtëzakonshme.

Starlink, pjesë e kompanisë SpaceX në pronësi të miliarderit Elon Musk, ka konfirmuar se tashmë ofron internet me shpejtësi të lartë për qytetarët e Kosovës. Musk vetë e bëri këtë të ditur përmes një postimi në platformën X.

‘‘Interneti me shpejtësi të lartë dhe me vonesë të ulët të Starlink tani është i disponueshëm në Kosovë!’’.

Ky hap pritet të sjellë përfitime të mëdha për vendin, duke fuqizuar lidhjet dixhitale dhe duke përmirësuar qasjen në teknologji për të gjithë.

/Motilokal.com