Moti sot dhe nesër i vranët me reshje shiu, nga dita e diel rritje të temperaturave të ditës

Moti sot dhe nesër i vranët me reshje shiu, nga dita e diel rritje të temperaturave të ditës

Moti për këtë fundjavë në Kosovë do të jetë mot kryesisht i vranët dhe herë-herë me reshje shiu.

Sipas motilokal.com dita e premte do të mbajë mot me vranësira. Temperaturat do të lëvizin nga 2 deri në 11 °C. Era do të fryje me shpejtësi 3 m/s në drejtim të lindjes dhe verilindjes.

Mot i vranët do të mbajë edhe gjatë ditës së shtunë. Temperaturat do të luhatën prej 4 deri në 12 °C. Era do të fryje me shpejtësi 3 m/s në drejtim të veriut dhe verilindjes.

Ndërsa ditën e diele do të mbajë mot pjesërisht me re. Temperaturat do të luhaten nga 2 deri në 13 °C. Era do të fryje me shpejtësi 2 m/s në drejtim të veri-veriperëndimit./Motilokal.com