Moti të hënën dhe ditët e ardhshme në Shqipëri

Moti të hënën dhe ditët e ardhshme në Shqipëri

Të hënën në Shqipëri pritet kalimi i një fronti të ftohtë të shoqëruara me masa ajrore të lagështa dhe të ftohta. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe reshje shiu. Reshje intensive shiu deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër,  reshje intensive në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër ndërsa qarqet e tjerë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive të shoqëruara me shtrëngata. Në Alpe dhe zonat malore priten reshje bore, përfshirë edhe disa zona të ulëta.

Ndërsa të martën dhe mërkurën pritet një situatë pas-frontale dhe qarkullimi stacionar i një qendre të presionit të ulët të shoqëruar me masa ajrore të ftohta dhe të thata. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare. Ndërkaq në relievet malore mot kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet me kthjellime.

/Motilokal.com