Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, u ka bërë thirrje të gjitha strukturave vendore dhe qendrore të marrin masa parandaluese për shmangien e përmbytjeve dhe të jenë në gatishmëri për të reaguar në kohë ndaj çdo situate emergjente.
Ky njoftim vjen sipas parashikimeve meteorologjike, ku nga sonte priten reshje shiu në të gjitha qarqet.
Në 23 dhjetor, reshje intensive deri shumë intensive do të përfshijnë qarqet Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Kukës dhe Dibër, ndërsa në zonat e tjera reshjet do të jenë mesatare deri intensive, të shoqëruara me shtrëngata.
Në lartësitë mbi 400 m në veri, lindje dhe juglindje reshjet do të jenë në formë bore, duke shkaktuar ngrica dhe vështirësi në transport.
/Motilokal.com
