Moti ditën e hënë në Maqedoni parashihet të mbajë me vranësira dhe ftohtë e reshje shiu dhe bore në zonat e ulëta, kurse në male dhe zonat më të larta borë. Reshjet do të jenë më të shumta në pjesët perëndimore dhe ekstreme lindore, ku mbulesa ekzistuese e borës do të shtohet në male, ndërsa në disa nga zonat më të ulëta do të formohet një mbulesë më e vogël e borës.
Të martën paradite parashihet mot i ndryshueshëm me vranësira, ftohtë dhe reshje të kohëpaskohshme bore, kryesisht në pjesët malore.
Dita e mërkurë parashikohet të jetë pjesërisht me vranësira dhe ftohtë e reshje të kohëpaskohshme lokale bore, sidomos në pjesët veriore.

/Motilokal.com
