Moti të hënën dhe ditët e ardhshme në Mal të Zi

Moti të hënën dhe ditët e ardhshme në Mal të Zi

Moti ditën e hënë në Mal të Zi parashihet të jetë me vranësira e reshje të dendura shiu të shoqëruara me erëra të forta, kryesisht në pjesën e parë të ditës. Në zonat malore priten reshje bore.

Të martën, pritet mot me vranësira dhe periudha me diell. Gjatë ditës parashihen erëra mesatarisht të forta. Ndërsa në zonat malore parashihen reshje bore.

Dita e mërkurë parashikohet kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu e në zonat malore reshje bore.

/Motilokal.com