Beci: Segmenti Bogë-Theth po pastrohet nga firmat kontraktuese pas reshjeve të borës

Beci: Segmenti Bogë-Theth po pastrohet nga firmat kontraktuese pas reshjeve të borës

Reshjet e shiut dhe ato të borës kanë “pushtuar” disa zona të Shqipërisë. Përkeqësimi i kushteve të motit pritet të vazhdojë gjatë gjithë ditës së sotme.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se në “aksin Bogë-Theth, firmat kontraktuese po punojnë për pastrimin e segmentit me qëllim mbajtjen e rrugës të hapur për qarkullim. Drejtuesve të mjeteve u rekomandohet përdorimi i zinxhirëve dhe gomave dimërore për të siguruar një udhëtim të sigurt”.

Moti sot parashikohet i vranët në të gjithë territorin. Reshjet e shiut parashikohen që nga orët e mesditës të fitojnë intensitet mesatar e në periudha afatshkurtra hera-herë të lartë kryesisht në zonën e jugut e verilindjes në formën e shtrëngatave afatshkurta.

Në lartësitë mbi 600-700 metra priten reshje bore me intensitet të ulët e mesatar, ndërsa në Alpe parashikohen stuhi bore. Në zonat kodrinore priten reshje me intensitet të ulët në formën e flokëve të borës.


/Motilokal.com