Borë në Shqipëri: Policia tregon për akset me vështirësi qarkullimi

Borë në Shqipëri: Policia tregon për akset me vështirësi qarkullimi

Reshjet e borës në vend kanë sjellë problematika në akse rrugore, ku sipas policisë ka vështirësi në qarkullim në akset rrugore “Bajram Curri-Valbonë” dhe “Kërrnaj-Pac-Shimshan”, në Kukës, “Bogë-Qafë Thorë-Theth” dhe “Tamarë-Selcë-Vermosh”, në Shkodër, Automjetet në këto akse duhet të kalojnë me zinxhirë.

Gjithashtu, aksi rrugor “Bypass-Qafë Murrizë”, në Dibër, aktualisht është i pakalueshëm, pasi firma kontraktore po punon për pastrimin e rrugës nga bora.

Policia bën me dije se borëpastrueset ndodhen në terren dhe vijojnë punën për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe për hedhjen e kripës.

“Njëkohësisht masa janë marrë në të gjitha akset rrugore nacionale dhe urbane, për shkak të reshjeve të shiut. Në këto kushte, Policia e Shtetit apelon për drejtuesit e automjeteve që të moderojnë shpejtësinë, të qëndrojnë në radhë në akset ku ka ngadalësim të lëvizjes dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara”, njofton polica.

Njoftimi i plotë i policisë:

Për shkak të reshjeve të borës në disa zona malore të vendit dhe të reshjeve të shiut në të gjitha qarqet e vendit, Policia e Shtetit ka shtuar prezencën e punonjësve të Policisë Rrugore në terren dhe të Patrullave të Përgjithshme, me qëllim monitorimin e qarkullimit të automjeteve, për të bërë të mundur parandalimin e aksidenteve dhe për të ndihmuar përdoruesit e rrugës në nevojë.

Si pasojë e reshjeve të borës në akset rrugore në zonat malore të Shkodrës, Kukësit, Dibrës dhe Korçës, Policia apelon që drejtuesit e automjeteve të tregojnë më shumë vigjilencë dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

Aktualisht, ka vështirësi në qarkullim në akset rrugore “Bajram Curri-Valbonë” dhe “Kërrnaj-Pac-Shimshan”, në Kukës, “Bogë-Qafë Thorë-Theth” dhe “Tamarë-Selcë-Vermosh”, në Shkodër, Automjetet në këto akse duhet të kalojnë me zinxhirë.

Aksi rrugor “Bypass-Qafë Murrizë”, në Dibër, aktualisht është i pakalueshëm, pasi firma kontraktore po punon për pastrimin e rrugës nga dëbora.

Borëpastrueset ndodhen në terren dhe vijojnë punën për pastrimin e rrugëve nga bora dhe për hedhjen e kripës.

Njëkohësisht masa janë marrë në të gjitha akset rrugore nacionale dhe urbane, për shkak të reshjeve të shiut. Në këto kushte, Policia e Shtetit apelon për drejtuesit e automjeteve që të moderojnë shpejtësinë, të qëndrojnë në radhë në akset ku ka ngadalësim të lëvizjes dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

Në raste nevoje, përdoruesit e rrugës të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do të shkojnë menjëherë pranë tyre, për t’iu dhënë ndihmën e nevojshme.


/Motilokal.com