Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë ka nënshkruar listën finale për çmimet e unifikuara të barnave.
Vitia këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social duke shkruar se kjo i hap udhë jetësimit të Ligjit për çmimet e unifikuara të barnave, ku siç tha ai: “Për herë të parë, barnat do të jenë me çmime të njëjta kudo dhe më të ultë sesa tani”.
“Nënshkrova listën finale që i hap udhë jetësimit të Ligjit për çmimet e unifikuara të Barnave. Për herë të parë, barnat do të jenë me çmime të njëjta kudo dhe më të ulta sesa tani. Në disa nga barnat, çmimet janë ulur 5 deri në 10 herë. Ulje të ndjeshme ka në mbi 2,900 produkte medicinal”, ka shkruar Vitia.
Disa krahasime të çmimeve të barnave:
Rivoksar10mg: Çmimi i këtij produkti ishte 14.84€, ndërsa tani e tutje do të jetë 6.85€, pra përgjysmë më lirë.
Carvedilol: Çmimi i këtij produkti që përdorët për trajtimin e hipertensionit ishte 14:00€, tani po bëhet 2.03€.
Glimepride, produkt që përdorët për trajtimin e diabetit, çmimi i të cilit nga 3.68, është zbritur në 2.10€.
Paclitaxel: Çmimi ishte 30.00€, është zbritur në 10.16€, pra rreth tre herë më lirë.
Chlorpyramina: Çmimi ishte 28.00€, u përgjysmua në 14.82€.
Diloxol 75 mg: Çmimi ka rënë nga 19.00€ në 4.00€. Rreth pesë herë më lirë.
Clariscan (10 x 10 shishe): Nga 213.68€, u zbrit në 95.68€. 55% më lirë.
Dasatinib: Çmimi ishte 4108.00€, ndërsa tani është 2920.00€. Është zbritur për 1188 euro.
Travazol: Çmimi ishte 11.57€, tani është 1.51€, dhjetë herë më i lirë.
Ndryshime të ngjashme në çmime janë bërë për mbi 2900 produkte medicinale.
/Motilokal.com
