Reshje bore dhe ngrica, Policia e Kosovës bën thirrje për kujdes për të gjithë pjesëmarrësit në trafik

Reshje bore dhe ngrica, Policia e Kosovës bën thirrje për kujdes për të gjithë pjesëmarrësit në trafik

Me uljen e temperaturave, reshjet e borës dhe ngricat, Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes maksimal nga drejtuesit e automjeteve, duke paralajmëruar për rreziqet në qarkullim.

Policia e Kosovës përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ndër të tjera ka shkruar se rrugët janë të mbuluara me borë dhe me ngrica.

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, thuhet në njoftimin e Policisë.


/Motilokal.com