IKSHPK qytetarëve të Kosovës: Çka jeni duke bërë? Po rrezikoni vetën dhe familjet e juaja

IKSHPK qytetarëve të Kosovës: Çka jeni duke bërë? Po rrezikoni vetën dhe familjet e juaja

Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që mos të grumbullohen gjatë orëve të lejuara të lëvizjes.

Në thirrjen e IKSHPK-së thuhet se me këto dalje dhe grumbullim të njerëzve po rrezikohet jeta e secilit dhe familjeve tuaja.

“Shikoni ju lutem valën epidemike në shtetet e Europës, veni gishtin në kokë dhe mendoni”, thuhet në lutjen e IKSHPK-së drejtuar qytetarëve të Kosovës.

Thirrja e plotë e IKSHPK-së:

Çka jeni duke bërë? Kthjelluni ju lutem!

Duajeni këtë vend! Atdhe tjetër s keni!

Ju lutemi t’i përmbaheni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe mos dilni në grumbuj gjatë orëve të lira të lëvizjes sepse jeni duke rrezikuar veten dhe familjet e Juaja!

Në Prishtinë po vërehen dalje masive në orët e lira të lëvizjes. Grumbuj të njerëzve që po rrezikojnë veten dhe të gjithëve! Ju lutem kini kujdes se mund të shkaktoni shpërthim epidemik në kryeqytet!

Shikoni ju lutem valën epidemike në shtetet e Europës, veni gishtin në kokë dhe mendoni. Mos pengoni ekipet e Institutit me pyetje të cilat i keni mësuar tashmë nga rekomandimet e Instituti Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Na ndihmoni ta kryejmë punën sublime por mundohuni të zbatoni secili detyrën e juaj duke ruajtur shëndetin tuaj. Ju kemi lënë të pushoni dhe jo secili të marr detyrën e epidemiologut duke pyetur detaje, duke u munduar të rikonstruktojnë çdo vatër infeksioni, duke u zhytur në kureshtjen e njohjes së çdo procedure të hulumtimit. Pushoni dhe vetëm pushoni që të na lini të punojmë!

Ju gjendeni në shtëpitë e juaja me familje. Ne akoma gjendemi në punë pa orar nga 15-20 orë! Për ju! E ju për ne: JU LUTEMI QËNDRONI NË SHTËPI!/Motilokal.com