Hulumtim: Mikroplastika mund të lidhet me infertilitetin dhe kancerin

Hulumtim: Mikroplastika mund të lidhet me infertilitetin dhe kancerin

Mikroplastika nga mbeturinat dhe gomat që prishen dhe lëshohen në ajër duke krijuar ndotje të ajrit duket se lidhen me probleme serioze shëndetësore si infertiliteti mashkullor dhe femëror, kanceri i zorrës së trashë dhe funksioni i dobët i mushkërive.

Sa më sipër gjen një përmbledhje të 3000 studimeve, të cilat janë bërë nga studiues të Universitetit të Kalifornisë në San Francisko dhe janë publikuar në revistën “Environmental Science & Technology”.

Grimcat mund të kontribuojnë gjithashtu në inflamacionin kronik të mushkërive, i cili ka të ngjarë të rrisë rrezikun e kancerit të mushkërive.

Shumica e studimeve në rishikim u bazuan në kafshë, por studiuesit vërejnë se përfundimet ndoshta vlejnë për njerëzit, të cilët janë të ekspozuar ndaj të njëjtave kushte të ndotjes së ajrit.

Mikroplastika janë më të vogla se pesë milimetra dhe janë kudo në mjedis. Çdo vit kompanitë në mbarë botën prodhojnë pothuajse 460 milionë ton plastikë dhe ky numër parashikohet të arrijë në 1.1 miliardë deri në vitin 2050.

/Motilokal.com