Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, ka bërë të ditur se situata e krijuar nga moti i keq në të gjithë Bashkinë Korçë është në monitorim të vazhdueshëm.
Sipas kryetarit Filo që prej orëve të para të mëngjesit të gjitha strukturat e Emergjencave Civile, borëpastrueset dhe fadromat janë në terren për menaxhimin e situatës së krijuar.
“Aktualisht të gjitha akset rrugore janë të hapura dhe nuk paraqitet asnjë problematikë”, ka njoftuar ai.
/Motilokal.com
