Zgjatet dita, ja kur duhet t’i lëvizni akrepat

Zgjatet dita, ja kur duhet t’i lëvizni akrepat

Llogaritja verore e kohës fillon në fund të kësaj jave apo të dielën e fundit të muajit mars apo tetor.

Natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës të 29 marsit shigjetat e orës do të zhvendosen një orë përpara, që do të thotë se nga ora 02:00 do të jetë ora 03:00. Do të flemë një orë më pak, por gjëja e bukur është se do të kemi një orë shtesë me dritë, kështu që ditët do të jenë shumë më të gjata se netët.

Llogaritja verore e kohës përfundon më 25 tetor në orën 3 pas mesnate.

Rregulli i ndryshimit të orës është vendosur që në shekullin e tetëmbëdhjetë, ku i pari ka qenë Benjamin Franklin i cili hodhi teorinë se me realizimin e tij, do të kursehej shumë energji.

Ndërsa një shekull më vonë (në vitin 1907), teoria e tij u mor nga britaniku Uillett Uilliam, i cili e paraqiti atë në Dhomën e Komuneve e cila i dha dritën e gjelbër projektit “British Summer Time”, i cili përfshinte lëvizjen e akrepave të orës përpara gjatë verës.

Shumë vende e pasuan Britaninë e madhe në këtë hap, veçanërisht në kohë lufte, kur ruajtja e energjisë ishte me të vërtetë një prioritet. Ndërsa miratimi përfundimtar i kësaj mase për të gjitha vendet, konsiston në vitin 1966, i cili përkoi me krizën e energjisë.

Nga viti 2021 duhet të hyjë në fuqi propozimi për shfuqizimin e llogaritjes së obligueshme të zhvendosjes së orës në vendet e Bashkimit Evropian. Propozimi u miratua nga ana e Parlamenti Evropian, por megjithatë çdo anëtar i Unionit do të ketë mundësi të zgjedhë nëse do të mbetet në llogaritjen verore ose në llogaritjen e dimërore të kohës./Motilokal.com