Në Belgjikë, shitja e cigareve elektronike njëpërdorimshme do të ndalohet nga 1 janari, duke e bërë atë vendin e parë në Evropë që vendos për këtë lëvizje.
Para Belgjikës, vetëm Australia miratoi një ligj që i afrohej kësaj mase, duke ndaluar shitjen e cigareve elektronike jashtë farmacive.
Ministria belge e Shëndetësisë thotë se cigaret elektronike të njëpërdorshme janë “rrezik për shëndetin e të rinjve”, por edhe problem për ruajtjen e mjedisit, duke pasur parasysh se një numër i madh pajisjesh pas përdorimit përfundojnë në deponi, ku mund të çlirohen edhe kimikate toksike.
Ministri belg i Shëndetësisë Frank Vandenbroucke gjithashtu bëri thirrje për një përgjigje më të fortë nga pjesa tjetër e Bashkimit Evropian, duke thënë se rregulloret që lidhen me industrinë e duhanit dhe produkteve të nikotinës kanë nevojë për "përditësim".
Në dyqanet që i kanë shitur këto produkte e kuptojnë lëvizjen e autoriteteve në Bruksel.
"Sapo cigare është bosh, bateria është ende duke punuar. Kjo është gjëja e frikshme, sepse mund ta karikoni, por nuk keni një mënyrë për ta mbushur. Mund ta imagjinoni nivelin e ndotjes që krijon", tha Steven Pomeranc, pronar i Vapotekës së Brukselit.
Një ndalim zakonisht nënkupton një humbje financiare për industrinë, por Pomeranc tha se nuk mendon se do të dëmtojë shumë.
"Ne kemi shumë zgjidhje alternative që janë gjithashtu shumë të lehta për t'u përdorur. Ky sistem, i cili është i mbushur paraprakisht me lëng, thjesht mund të shtypet në një cigare elektronike të rimbushshme. Kështu që ne thjesht do të kemi një transferim të klientëve në këtë sistem të ri", theksoi ai.
