Një cigare e vetme mund të shkurtojë rreth 20 minuta nga jeta e një personi, sipas një studimi të kryer nga Kolegji Universitar i Londrës (UCL).
Ky studim bazohet në të dhëna nga Studimi i Mjekëve Britanikë, i cili filloi në vitin 1951 si një nga hulumtimet më të rëndësishme mbi efektet e pirjes së duhanit dhe nga studimi i miliona grave, i cili ka gjurmuar shëndetin e grave që nga viti 1996.
“Njerëzit në përgjithësi janë të vetëdijshëm se pirja e duhanit është e dëmshme, por shpesh e nënvlerësojnë ndikimin e tij real”, tha dr. Sarah Jackson, studiuese kryesore në grupin e kërkimit mbi alkoolin dhe duhanin në UCL.
“Mesatarisht, duhanpirësit që nuk e lënë duhanin humbin rreth një dekadë jetë. Janë 10 vite kohë të çmuar, plot momente jete dhe kujtime me të dashurit e tyre.”
Një vlerësim i mëparshëm, i botuar në BMJ në vitin 2000, zbuloi se çdo cigare e vetme shkurtonte jetëgjatësinë me rreth 11 minuta. Megjithatë, analiza më e fundit, e publikuar në Journal of Addiction, tregon se shifra është afërsisht dyfishuar, duke arritur në 20 minuta, 17 minuta për burrat dhe 22 minuta për gratë.
/Motilokal.com
